Kthehu
PYETJET MË TË SHPESHTA
Po të japim mundësinë të fitosh filma nga ne! Janë gjithsej 204 çmime në formën e kodeve të Rakuten TV 1 x 120 € (ose ekuivalenti në monedhën vendase) që do të fitohen gjatë periudhës kryesore të promocionit. Pas periudhës kryesore të promocionit, janë edhe dy periudha të zgjatura.
Periudha kryesore e promocionit fillon më 3 tetor 2023 dhe përfundon më 31 janar 2024. Mund të hysh një herë në ditë gjatë periudhës kryesore të promocionit.
Ka dy periudha të zgjatura midis datave 1 janar 2024 and 29 mars 2024 ku do të jenë dy çmime me kode të Rakuten TV 1 x 120 € (ose ekuivalenti në monedhën vendase), nga një çmim për çdo nënperiudhë.
Duhet të skanosh kodin QR në çdo kuti Pringles (përveç Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi), në materialet promocionale në dyqan ose mund të vizitosh direkt Pringles.com. Më pas duhet të hysh në një llogari ekzistuese Kellogg ose, nëse je përdorues i ri, të krijosh një llogari Kellogg. Do të fillojë një përvojë e realitetit të shtuar (AR), ku në fillim do të të duhet të skanosh kutinë Pringles (përveç Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi) dhe më pas të përfundosh një lojë AR në kohën më të shkurtër të mundshme.
Nuk kërkohet blerje vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe Malin i Zi. Duhet të vizitosh Pringles.com, të hysh në një llogari ekzistuese të Kellogg’s ose, nëse je përdorues i ri, të krijosh një llogari Kellogg’s. Merr pjesë në promocion dhe do të fillojë një përvojë e realitetit të shtuar (AR). Më pas, përfundo një lojë AR në kohën më të shkurtër të mundshme.
Mund të hysh një herë në ditë.
Ky promocion është i vlefshëm vetëm për personat 18 vjeç e lart.
Po, të duhet një kuti Pringles për të marrë pjesë.
Për të marrë pjesë duhet:
- Bli një kuti Pringles;
- Vizito pringles.com përmes një telefoni inteligjent ose tableti dhe hyr ose regjistrohu për një llogari Kellogg's dhe plotëso kërkesat e verifikimit me shumë faktorë;
- Skano kutinë për të filluar lojën AR;
- Përfundo sfidën e lojës AR (“sfida”) sa më shpejt.
Kandidati që kryen me sukses sfidën në kohën më të shkurtër në çdo nënperiudhë të promocionit, do të shpallet fitues për atë nënperiudhë promocioni.
Ndiq lidhjen “Kam harruar fjalëkalimin” ose “Kam harruar emrin e përdoruesit” dhe ndiq udhëzimet në faqen e hyrjes.
Kontrollo nëse e ke pozicionuar si duhet kutinë Pringles brenda dritares së AR-së, me logon Pringles nga përpara. Nëse ke ende probleme, na kontakto përmes faqes "Na kontakto" në: https://www.pringles.com
Mund të kontaktosh linjën e kujdesit të Kellogg, përmes faqes së internetit: https://www.pringles.com
Për çdo çështje lidhur me marrjen ose përdorimin e çmimit, kontakto me support@rakuten.tv
Duhet të dallojmë lëvizjet e tua, që të mund të ndërveprosh me lojën. Gjatë lojës nuk ruhet asnjë informacion personal apo filmim.
Për përvojën më të mirë të mundshme, sugjerojmë përdorimin e Safari në iOS dhe të Chrome në Android.
Nëse je fitues me fat i kodit të Rakuten TV 120 € , çmimet do të dërgohen automatikisht në adresën me të cilën ke regjistruar llogarinë tënde Kellogg's. Ne synojmë ta dorëzojmë brenda 28 ditësh nga dita e fitimit.
Nuk mund t'i ndryshojmë të dhënat e porosisë pasi ajo të jetë kryer. Përpara se të dërgosh formularin, kontrolloji të dhënat me kujdes.
Kodi i Rakuten TV vlen për 12 muaj. Marrja me qira e gjithë filmave duhet të kryhet përpara datës së skadencës.
Kodet e Rakuten TV do të përdoren vetëm për filmat me qira që janë të vlefshëm për ofertën.
Lejohen maksimumi 24 filma me qira brenda një periudhe 12-mujore duke përdorur kodin e Rakuten TV.
Kërkohet regjistrimi i llogarisë së Rakuten TV, që është falas. Nëse nuk ke një llogari ekzistuese në Rakuten.tv, do të të kërkohet të regjistrohesh në Rakuten TV dhe të pranosh kushtet e përdorimit, kushtet kontraktuese, politikën e privatësisë dhe kukit.
Për detaje të mëtejshme si dhe të gjitha kushtet në lidhje me përdorimin e çmimit, vizito:
Më shumë detaje për kushtet e përgjithshme gjenden në ambalazh, ndërsa kushtet e përgjithshme të plota janë të disponueshme në: https://www.pringles.com
Mund të kontaktosh linjën e kujdesit të Kellogg's përmes seksionit "Na kontaktoni" në faqen tonë të internetit: https://www.pringles.com
PYETJE TË TJERA?
Nëse ke pyetje të tjera në lidhje me garën, kontakto me ekipin e shërbimit të klientit.